Edhe Belgjika dëbon një diplomat rus

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, deklaroi mbrëmë se qeveria e vendit të tij, ka marrë vendim për të dëbuar një diplomat rus, i cili brenda 14 ditëve duhet të braktisë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha Michel, vendimi i marrë është i lidhur me helmimin e ish spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës së tij Julija në Britani të Madhe.

“Veprimi i Belgjikës ka qenë në bashkëveprim me partnerët në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO. Ne vendosëm të dëbojmë një diplomat i cili vepron në kuadër të misionit diplomatik rus në vendin tonë”, tha Michel përmes një kumtese.

Ai tha se vendimi i Belgjikës është i drejtë, marrë parasysh tërë situatën aktuale.

Theksohet se diplomati i lartpërmedur brenda 14 ditëve duhet të braktisë Belgjikën.

Vendimi fillestar për dëbimin e diplomatëve rusë është marrë nga Britania e Madhe dhe SHBA-të, të cilin më vonë e ndoqën edhe shumë shtete të BE-së, të cilat thonë se Rusia është përgjegjëse për helmimin e Skripal-it.

Së fundmi edhe Irlanda u rreshtua me shtetet të cilat kanë dëbuar diplomatë rusë, pasi paraprakisht ministria e saj e Jashtme njoftoi për dëbimin e një diplomati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button