fbpx

BE: Bashkësia muslimane do të luaj rol të rëndësishëm në të ardhmen e Evropës

Zëvendës-presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, porositi se bashkësia muslimane së bashku me të gjitha bashkësitë tjera do të luaj rol të rëndësishëm në ardhmërinë e Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prag të takimit me përfaqësuesit e religjioneve të ndryshme që mbahet të mërkurën në Bruksel, Timmermans në njoftimin theksoi se në tubimin do të flitet për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian (BE) me bashkësitë religjioze në Evropë, duke përfshirë edhe bashkësinë muslimane.

Ai shtoi se Komisioni Evropian gjithmonë do të mbështesë muslimanët në mënyrë që të praktikojnë fenë e tyre dhe të jetojnë sipas zakoneve të tyre

“Bashkësia muslimane, me gjithë diversitetin e saj, do të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Evropës”, tha Timmermans.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues fetarë nga Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Franca, Italia dhe Hollanda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button