fbpx

Takimi Xhaferi-Kobahixe: Parlamenti i Gjeorgjisë është i interesuar për funksionimin e Institutit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  Talat Xhaferi, në margjinat e Asamblesë së 138 të Unionit Interparlamentar (IPU), në Gjenevë, Konfederata zvicerane, realizoi takim me Irakli Kobahixe, kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë me kërkesë të tij.

Në fillim të takimit, kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë,  Irakli Kobahixe e theksoi rëndësinë e fillimit të dialogut politik më intensiv ndërmjet Gjeorgjisë dhe Republikës së Maqedonisë, duke nënvizuar se të dy vendet akoma nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, a kanë qëllime dhe sfida të ngjashme siç është integrimi në BE dhe në ATO. Duke konfirmuar se Republika e Maqedonisë paraprin para Gjeorgjisë në këtë plan, ai shprehu interes për fillimin e bashkëpunimit në drejtim të ndarjes së përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet deputetëve dhe shërbimeve të dy parlamenteve. Parlamenti i Gjeorgjisë është veçanërisht i interesuar për funksionimin e Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe aproksimacionin e legjislacionit me atë të BE-së. Gjeorgjia në anën e vet, mund ti ndajë përvojat e veta pozitive në luftën kundër korrupsionit, në reformat në polici dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  Talat Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e këtij takimi dhe theksoi se edhe përskaj marrëdhënieve të pavendosura diplomatike, deputetët e të dy vendeve bashkëpunojnë në suazat e asambleve parlamentare ndërkombëtare. Delegacione të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë disa herë kanë marrë pjesë në evenimente multilaterale në Gjeorgji, ndërsa edhe delegacion parlamentar i Gjeorgjisë mori pjesë në Sesionin e Vjeshtës të AP të OSBE-së në vitin 2016 në Shkup. Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë është e gatshme të zhvillojë çfarëdo lloji bashkëpunimi bilateral me Gjeorgjinë, duke nënvizuar se të dy vendet bashkëpunojnë me sukses në kuadër të OSBE-së dhe NATO-s. Ai shprehu gatishmëri për ndarjen e përvojës në formimin e Institutit Parlamentar dhe propozoi që delegacion nga Parlamenti i Gjeorgjisë ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me qëllim që të njoftohet me punën e Institutit. Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë e ftoi kryetarin Xhaferi të marrë pjesë në dy evenimente të rëndësishme që do të organizohen në periudhën e ardhshme në Gjeorgji – shënimi i 100 vjetorit të ripërtëritjes së pavarësisë së Xhorxhisë më 26 maj 2018 dhe Samiti i pestë global për Partneritet të hapur qeveritar më 17 – 19 korrik 2018.

Duke potencuar se Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në agjendën euroatlantike,  Xhaferi e informoi bashkëbiseduesin për masat e ndërtimit të besimit për zgjidhjen e kontestit bilateral që Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, si edhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Bashkëbiseduesit biseduan për gjendjen dhe aktualitetet në Republikën e Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, si e dhe në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Kaukazit dhe u pajtuan se thellimi i bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor dhe parlamentar ndërmjet dy vendeve do të jetë dobi e madhe dhe do të hapë perspektiva për qytetarët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button