Agjencia britanike kundër dopingut konfirmon se nuk janë vjedhur të dhënat e atletëve

Autoriteti britanike kundër dopingut ka siguruar atletët se nuk u është vjedhur asnjë e dhënë, si rezultat i sulmi ndaj këtij autoriteti gjatë vikendit, transmeton REL.

Agjencia kundër-dopingut në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka identifikuar burimin e tentimeve për të hakuar sistemin.

“Gjatë vikendit, Agjencia britanike kundër dopingut është njoftuar se një sulm kibernetik ka prekur sistemet tona. Mund të konfirmojnë se asnjë e dhënë nuk është humbur apo shpërndarë”, ka thënë agjencia përmes një deklarate.

Grupi rus, Fancy Bears më parë ka kryer sulme të tilla, duke përfshirë ato në Agjencinë Botërore kundër-dopingut, dhe asociacione të tjera të atletëve, duke siguruar informacion privat për të njëjtit.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve të këtij grupi, vitin e kaluar është bërë public përdorimi i një droge të ndaluar nga çikliskti britanik, Bradley Wiggins, ndonëse për qëllime terapeutike.

Përjashtime të tilla, që janë të lejuara nga Agjencia Botërore kundër dopingut në konsultim me mjekët, u lejojnë atletëve të përdorim barëra të ndaluara për arsye mjekësore.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar së fundimi këto përjashtime dhe ka udhëzuar diplomatët rusë që të tentojnë t’i ndryshojnë rregullat ndërkombëtare për doping.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button