Messi: Asnjë problem me Dybalan

Lionel Messi ka thënë se nuk ka asnjë problem me Paulo Dybalan, ndërsa luajën në të njëjtën pozitë si ai te Juve si ylli botëror te Barcelona.

La Joya ka hasur në vështirësi që të luajë së bashku me yllin e Barcelonës në Argjentinë, pasi luajnë në të njëjtën pozitë, transmeton Telegrafi.

Messi ka folur për këtë gjë, duke zgjedhur fjalë të mira për lojtarin juventin.

 Lionel Messi dhe Paulo Dybala te Argjentina. (Photo by Epsilon/Getty Images)

“Paulo dhe unë kemi biseduar për këtë, ajo që tha ai është e vërtet, pasi te Juventus luan në të njëjtin rol sikurse unë”.

“Me mua në ekipin kombëtar, ai ka luajtur më në të majtë, ku nuk është mësuar të luajë”.

 Lionel Messi (Getty Images)

“Është më e vështirë për ne që të luajmë aty, shpesh nuk shkoj fare në të majtë. Në të djathtë mund të luajmë”

“E Kuptova atë që e tha, nuk kishte nevojë për të sqaruar asgjë”, ka thënë Messi.

Dybala është kthyer në kryefjalë të Argjentina, pasi mungon në tubimin e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button