Kosovë, Arrestohet Marko Gjuriq

Arrestimi i tij erdhi diku kah ora 17:30  derisa ai ishte brenda objektit të Gjykatës në Mitrovicë.

Ai sapo kishte nisur bisedat në kuadër të dialogut të brendshëm që shteti i Serbisë po e zhvillon për Kosovën, transmeton Koha.net.

Edhe përkundër faktit se shumë qytetarë ishin mbledhur para objektit të Gjykatës në veri, policia ia doli të futej në objekt duke përdorur shok-bomba, kur edhe e morën Gjuriqin.

Sipas asaj që raporton “TV Most”, janë dëgjuar edhe të shtëna, xhama të thyer dhe thirrje në gjuhën shqipe, ndërsa është hedhur edhe gaz lotsjellës në sallën ku gjendej Gjuriq dhe zyrtarët tjerë serbë.


Policia do ta sjellë Gjuriqin në Prishtinë, është arrestuar edhe Joviq

17:51 – Burimet e fundit nga Veriu i Mitrovicës thonë se pas arrestimit, Policia e Kosovës është nisur për në Prishtinë bashkë me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Mediat serbe raportojnë për kaos në Mitrovicë, derisa në qytet është dëgjuar edhe alarmi.

Bashkë me Gjuruqin është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij, Zhelko Joviq.

Ende nuk kanë mundur të konfirmohen informatat për arrestimin e Selakoviqit, anipse është bërë me dije se është arrestuar edhe ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button