Tetovë, në shtëpinë e një kurbetçares janë vjedhur gjësende me vlerë prej 10.000 euro

Në periudhën prej 23 deri më 25 mars, tani për tani, kryerës të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e 19-të vjeçarës nga Tetova, e cila përkohësisht qëndron në Gjermani, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç inofrmojnë nga policia, vjedhja është bërë në rrugën “141” të Tetovës.

“Fillimisht, me dhunë e kanë hapur derën hyrëse të shtëpisë, i kanë kontrolluar të gjithë hapësirat e shtëpisë dhe nga një dollap i drurit kanë marrë: laptop, adapter, plejsteshën, por edhe bizhuteri të ndryshme “Sëarovski” (orë, gjerdan, unaza etj.), por edhe një televizion dhe altoparlant. Kryerësisht duke mos i parë askush janë larguar nga shtëpia, duke i shkaktuar dëm pronares së shtëpisë rreth 600 mijë denarë (rreth 10.000 euro). Pas kryerjes së ekspertizës, por ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e rastit”, kumtojnë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button