fbpx

Mish e peshk u importua edhe nga Kina e India, Kosova do t’i vë taksë doganore

Nuk është vetëm mishi i Belgjikës i importuar në Kosovë që skandalizoi shumë qytetarë ditëve të fundit. Vitin e kaluar, mish është importuar edhe nga Kina e India, shkruan Koha.net.

Përpos mishit të gjedhit, nga këto vende në Kosovë kanë ardhur edhe mish peshku, por edhe mjaltë natyrale, megjithëse në Kosovë e kemi mjaftueshëm këtë prodhim.

Nga të dhënat e Doganës së Kosovës, vitin e kaluar janë importuar mbi 800 kilogramë mish nga Kina në vlerë prej rreth 3.500 eurosh, kurse një sasi më e madhe ishte importuar në vitin 2016, mbi 13 mijë kilogramë, raporton KTV.

Këto nuk janë të vetmet produkte që po importohen nga Kina.

Nga atje është importuar edhe domatja, që përpos në Kosovë, edhe në rajon gjendet me bollëk.

Kurse, nga janari i këtij viti e deri më 21 mars nga Kina e India janë importuar mbi 37 mijë euro qepë e hudhra.

Konkurrencë e madhe po u bëhet edhe prodhuesve të ilaçeve.

Nga Kina e India në Kosovë janë importuar sasi të mëdha të ilaçeve të ndryshme, përgjatë viteve 2015-2018, ku përfshihet acidi, antibiotikët dhe produkte tjera.

Për shkak të sasisë së madhe të importit dhe ankesave të prodhuesve për ndikimin negativ që kanë këto produkte në treg, më në fund shteti ka nisur të lëvizë.

Brenda pak kohësh, për produktet që kanë prejardhje nga këto vende do të vendoset taksë doganore.

Shoqatat e biznesit kanë mirëpritur një reagim të tillë, por kanë kërkuar që veprime të tilla të ndërmerren më shpejt.

Kosova ka marrëveshje me shtetet e rajonit përmes CEFTA-s dhe me shtetet e BE-së përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button