fbpx

Shtëpia më e shtrenjtë në Evropë – është ndërtuar për të dashurën e Leopoldin e Dytë

Shtëpia më e shtrenjtë në Evropë ndodhet në rivierën franceze, afër pranë Nicës. Vila e Leopoldit është ndërtuar në vitin 1902, për të dashurin e mbretit belg Leopoldi i Dytë, Blansh Zeli Zhozefin Delakroa.

Pas vdekjes së mbretit në vitin 1909 Blansh ishte  hedhur nga vila dhe atje ishte vendosur nipi i tij – mbreti Alberti i Parë.

Gjatë viteve, pronarët e vilës janë ndërruar, dhe që nga viti 1987 ka qenë në pronësi të bankierit Edmond Safra dhe gruas së tij Lili. Pas vdekjes së tij, e veja mori një ofertë e cila nuk refuzohet: 370 milionë euro për shtëpinë dhe 19,5 milionë shtesë për mobiljet. I interesuari ka qenë oligarku rus Mihail Prohorov, i cili megjithatë u përpoq t’i tërhiqte ofertën dhe depozitën e dhënë prej 39 milionë euro pas krizës financiare në 2008. Megjithatë, kontesti  gjyqësor përfundoi në favor të vejushës.

Prona shtrihet në pothuajse tetë hektarë tokë. Ka 14 dhoma gjumi, fusha sportive, mini-kinema, disa kuzhina, një restorant, si dhe disa pishina.

Në Luftën e Dytë Botërore, vila ishte përdorur si spital ushtarak, dhe më vonë për filmimin e filmit Hiçkok – “Kapemi hajdutin”.

Sot, shtëpia vlerësohet në 360 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button