fbpx

Komuna e Gostivarit: Ish shefi i kabinetit të Bejtës e ka qerasur veten me 4 lap-topë dhe një tablet  

Në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”, zëdhënësi i Komunës së Gostivarit, Jasin Demiri, në konferencën e sotme për shtyp, zbardhi rastet e, siç tha ai, dy shkelje flagrante të procedurave dhe abuzim me asetet e Komunës së Gostivarit, nga ana e ish shefit të kabinetit të kryetarit Nevzat Bejta.

“Më 18.10.2013 Komuna e Gostivarit është furnizuar me Tablet – Aplle iPad me vlerë prej 42.901 pa tender të shpallur. Pranimin e mallit e ka nënshkruar shefi i kabinetit të ish kryetarit me shënimin se Tableti gjendet në zyrën e tij, por Tabletin në fjalë, ish shefi i kabinetit nuk e ka dorëzuar kur e ka lëshuar zyrën. Në këtë rast kemi dy shkelje të rënda, respektivisht, mos-shpallje të tenderit  publik për prokurim me vlerë mbi 30.000 denarë dhe vjedhje klasike të mjeteve të komunës”, theksoi Demiri.

Më tej ai informoi për rastin tjetër,  ku, sipas tij, abuzimi është ende më i rëndë. Respektivisht bëhet fjalë, sipas tij, për abuzim të mjeteve në vlerë prej 321.300 denarë, respektivisht mbi 5000 euro.

“Komuna e Gostivarit më datë 17.10.2013  është furnizuar me 4 lap-topë me çmim  prej nga 76500 denarë plus TVSH. Askush deri më sot nuk i ka parë ato lap-topë në Komunë,  dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Edhe pse nuk qëndron nënshkrimi se kush i ka pranuar lap-topët, dihet se ato i ka pranuar ish shefi i kabinetit të kryetarit Nevzat Bejta”, tha zëdhënësi i komunës.

“Se ku kanë përfunduar  4 lap-topët dhe Tableti, do të duhet të japë llogari ish struktura udhëheqëse e Komunës së Gostivarit, edhe para administratës komunale edhe para organeve të hetuesisë”, tha në fund të konferencës për shtyp zëdhënësi Demiri.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button