Pushteti paraprak ka harxhuar tre herë më shumë për bileta avioni, hotele dhe restorante

Vegla për llogaridhënie për harxhimet e bartësve të funksioneve publike, të cilën Qeveria e promovoi dje, tregon dallime të mëdha të harxhimeve mes pushtetit të tanishëm dhe atij paraprak për bileta avioni, hotele, por edhe për harxhim në restorante dhe jashtë vendit, njofton Portab.mk.

Për periudhën gjashtëmujore, ministritë e udhëhequra nga ish pushteti për këto zëra kanë harxhuar dyfish, ndërkaq diku edhe trefish më shumë para të popullit për të njëjtat shërbime.

Periudha që analizohet me këtë vegël, është prej 1 qershorit deri më 1 dhjetor të vitit 2014 kur me pushtetin ka udhëhequr VMRO-DPMNE dhe prej 1 qershorit deri më 1 dhjetor të vitit 2017, kur me pushtetin aktualisht po udhëheq LSDM-n.

Analiza për harxhimet e ministrive, tregojnë se Ministria e Financave e udhëhequr nga Zoran Stavrevski, ka harxhuar 2.619.357 denarë, ndërkaq Dragan Tevdovski 583.170 denarë.

Dallim më të madh të harxhimeve ka te biletat e avionit, gjatë së cilës, Stavreski ka harxhuar 947.579 denarë, ndërkaq Tevdovski 144.514 denarë. Dallim të madh ka edhe në akomodimin në hotel, 834.802 ndaj 206.283 denarë që i ka harxhuar Tevdovski, ndërkaq 10 herë më shumë ka harxhuar në shërbimet hotelierike jashtë vendit, gjegjësisht 345.243 denarë.

Dallime në harxhimin e parave ka  edhe te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kabineti i ish ministrit ka Harxhuar për bileta të avionit 615.774 denarë, ndërkaq Sugareski nuk ka asi harxhimi. Për shërbime hotelierike, Janakieski ka harxhuar 286.661 denarë, ndërkaq Sugareski 31.265 denarë.

Te Ministria e Shëndetësisë është interesante e dhëna që Nikolla Todorov nuk ka harxhuar asnjë denarë për bileta për avion, ndërkaq për shërbime hotelierike në vend dhe jashtë vendit ka harxhuar 816.607 denarë, ndërkaq Taravari ka harxhuar 276.982 denarë.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski ka harxhuar 1.020.347 denarë, ndërkaq Radmilla Shekerinska 447.044 denarë. Dallimet më të mëdha në harxhime janë te biletat e avionit, gjegjësisht 636.533 denarë në kohën e Jolevskit, ndërkaq 225.872 denarë në kohën e Shekerinskës.

Dallime të mëdha gjithashtu ka edhe në harxhimet për shërbime hotelierike, gjegjësisht, Jolevski ka harxhuar 800.277 denarë, ndërkaq Shekerinska 197.393 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button