Një pritje e ëmbël siç e meriton, Emina realizon një set fotografik enkas për shtatzëninë e dytë!

Emina Cunmulaj është një ndër nënat e ardhshme të 2018-tës. Tejet e përkushtuar ndaj Elia-s, Emina duket se po e shijon edhe më shumë pritjen e ëmbël në këtë periudhë. Nuk kanë qenë të pakta herët që modelja ka shfaqur barkun e rrumbullakosur, ndërsa sot ajo ka postuar disa imazhe të reja, përcjell Bordo.al. 

Bëhet fjalë për një set të ri fotografik, ku Cunmulaj shfaqet krejt ndryshe. Ndër postime, e kemi parë shpesh shumë natyrale, pa grim dhe tejet të thjeshtë në përditshmëri, por Emina nuk e ka kursyer pamjen e kuruar me detaje për këto foto kaq të veçanta për të. E veshur kokë e këmbë me të bardhë, me flokët e ngritura lart dhe barkun që vërehet edhe më shumë, Cunmulaj ka realizuar një set edhe më të ëmbël se sa periudha që po kalon së fundmi.

Fotot janë realizuar në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, vend ku e kemi parë më së shumti modelen. Një pamje ëngjëllore kjo e Eminës, apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button