Kosovë, Shoqërohen në polici 7 deputetë për hedhje të gazit në Kuvend

Pas hedhjes së katërt të gazit lotsjellës në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet Marrëveshja për Kufirin Shtetëror midis Kosovës dhe Malit të Zi, policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe një deputet për hedhje, si dhe një tjetër për posedim të gazit lotsjellës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Kosovës, e cila më herët shoqëroi në polici pesë deputë, njoftoi se përderisa në Kuvendin e Kosovës ishin duke u zhvilluar aktivitetet, është raportuar se disa kanë sulmuar me gurë objektin e Kuvendit, ku si pasojë janë thyer dy dritare të Shtëpisë Ligjvënëse.

“Njësitet policore të cilat kanë qenë me detyrë zyrtare në atë lokacion, kanë vepruar menjëherë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lokacionit kanë ndaluar tre persona të dyshuar të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.”, bën të ditur PK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button