fbpx

Shkup, promovohet mjeti për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të posteve

Ministri për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, në konferencën e sotme për media prezantoi mjetin më të ri për llogaridhënie për shpenzimet e ministrave, zëvendës-ministrave, sekretarëve shtetërorë, sekretarit të përgjithshëm dhe kryeministrit, raporton Anadolu Agency (AA).

Popovski informoi se Qeveria në seancën e fundit të rregullt shqyrtoi dhe miratoi informacionin për realizimin e vendimit me të cilin obligoi ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët shtetërorë, sekretarin e përgjithshëm dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që të dorëzojnë informacione për shpenzimet zyrtare të bëra në kuadër të gjashtë muajve nga marrja e posteve, më saktë nga qershori deri në nëntor të vitit 2017.

“Kjo është përmbushje e një premtim i yni para qytetarëve dhe është vetëm një aktivitet në realizimin e konceptit të pushtetit të përgjegjshëm, të hapur dhe transparent. Ky hap është një hap drejt përcaktimit tonë. Zero tolerancë për korrupsion dhe shpenzime të pakontrolluara”, theksoi Popovski.

Pasqyrën e plotë të këtyre shpenzimeve, siç tha Popovski, opinioni në Maqedoni do ta ketë përmes mjetit për llogaridhënie të bartësve të posteve publike.

Sipas tij, softueri lejon lehtë të kërkohet për shpenzimet e zyrtarëve dhe të bëhet krahasim i shpenzimeve të nëpunësve shtetërorë për llojet e shpenzimeve dhe në periudha të ndryshme kohore.

“Më pak se dyfishi i parave të shtetit në gjashtë muajt e parë shpenzuan zyrtarët e kësaj qeverie në raport me zyrtarët e qeverisë së mëparshme, pas marrjes së funksioneve të tyre në vitin 2014. Qeveria e kryesuar nga Zoran Zaev për gjashtë muaj gjithsej ka shpenzuar 21.890.462 denarë. Qeveria e Nikolla Gruevskit për periudhën e njëjtë shpenzoi 44.909.835 denarë. Dallimi është 23.019.373 denarë. Kaq është kursimi i parave të qytetarëve vetëm për gjashtë muaj dhe vetëm nga puna e këtyre 60 zyrtarëve”, theksoi Popovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button