fbpx

Këto janë kërkesat nga protesta e sotme për Almirin

Mijëra qytetarë sot protestuan përpara Qeverisë së Maqedonisë për të shfaqur revoltën nga vendimi skandaloz për rikualifikimin e lëndës për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu, njofton Portalb.mk.

Organizatorët e protestës gjatë mbajtjes së fjalimit thanë që akuza duhet të jetë sipas dëshmive, dhe jo sipas qëndrimeve dhe interesave të imponuara dhe të njëanshme!

“Boban Iliq kreu vrasje! Akuza duhet të jetë sipas dëshmive, dhe jo sipas qëndrimeve dhe interesave të imponuara dhe të njëanshme!”, tha Visar Vishka.

Kërkesat e protestës së sotme, mund t’i lexoni më poshtë:

  1. Kërkojmë që procedura gjyqësore duhet që të nis nga fillimi dhe e njëjta të udhëhiqet nga prokurorë, profesionistë dhe të pa korruptuar, edhe atë jashtë Kumanovës, të cilët do të vendosin në mënyrë profesionale, të drejtë, të ndershme dhe të paanshme.
  2. Kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë bartësit e funksioneve në padrejtësinë ndaj Almirit:
    – Përgjegjësi nga prof. dr. Branisllav Stefanovski, neuropsikiatër dhe asistentes dr. Zoja Babinkovska për kryerjen e ekspertizës në kundërshtim me ligjin për ekspertizë.
    – Kërkojmë shkarkim të gjykatëses Maja Denkovska, për kryerje jo-profesionale të detyrës. Denkovska qëllimisht nuk i pranoi dëshmitë dhe dëshmitarët kyç të cilët e konfirmojnë qëllimin për vrasje nga i akuzuari.
    – Kërkojmë shkarkim i u.d. prokurores publike Teuta Bediu Ramadani, për mospranimin e kërkesës për largimin e Prokurores Kusigerska, gjegjësisht, pengimin e drejtësisë për Almirin.
    Kërkojmë shkarkimin e të gjithë prokurorëve publikë të Kolegjiumit të Prokurorisë Publike të R.M.
    – Aco Kolevski
    – Bashkim Besimi
    – Bodan Llazarevski
    – Ferat Elezi
    – Ismail Dardhishta
    – Liljana Spasovska
    – Anita Topallovska – Isajllovska
    – Xhelal Bajrami
    – Voislav Gavrovski
    – Kërkojmë shkarkim urgjent të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Lubomir Jovevski, për arsye se merr vendime identike si Marko Zvërlevski.
    – Kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe kryeministrit Zoran Zaev, pasi që ata jo vetëm që nuk i realizuan reformat e paralajmëruara në gjyqësi, por edhe lejuan që drejtësinë ta ndajnë gjykatësit dhe prokurorët e njëjtë, të korruptuar, jo-profesionistë dhe të njëanshëm të cilët e vranë Almirin përsëri.
    Kërkojmë DREJTËSI për Almirin

Organizatorët gjithashtu paralajmëruan edhe kallëzime penale kundër prokurores publike Suzana Kusigerska, për keqpërdorimin e detyrës, lëshime të shumta në procedurën dhe mos paraqitje të qëllimshme të fakteve dhe dëshmive, për të cilat, siç thonë ata, dëshmoi i tërë opinioni, dhe që rezultoi me rikualifikimin e veprës nga vrasja në vepër penale serioze në trafik.

Me vendosjen e lodrave në gardhin e Qeverisë, moshatarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 4-vjeçarit, Almir Aliu (Foto/Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button