Fëmijët e prindërve të vetëm në Shtip me qëndrim pa pagesë nëpër kopshte

PREMTIM: Qëndrim pa pagesë i fëmijëve me prind të vetë, në kopshtet për fëmijë në Shtip

Premtimi për qëndrim pa pagesë të fëmijëve të prindërve të vetalimentuar nëpër kopshte fëmijësh është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski. Projekti është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet -lokale në periudhën 2017-2020 të titulluar si “Jetë në Shtip! Për të gjithë!” (faqe 12).

Me 14.03.2018, siç njoftuan një pjesë e mediumeve, fëmijët e prindërve të vetalimentuar në Shtip, do të qëndrojnë pa pagesë në kopshte e fëmijëve. Masën e promovoi kryetari i komunës Bllagoja Boçvarski.

Fjala është fjalë! Në fushatën parazgjedhor njoftuam se fëmijët e prindërve të vetëm në Komunën e Shtipit. Këtë sot e mundësojmë së bashku edhe me dy kopshtet në Komunën e Shtipit, “Vera Ciriviri Trena” dhe “Astibo”. Kjo do të thotë se Komuna  e Shtipit së bashku me dy kopshtet për fëmijë ju mundësojnë 52 fëmijëve të cilët vizitojnë momentalisht këto dy kopshte të kenë qëndrim papagesë”, theksoi kryetari Boëvarski, transmeton A1on

Mjetet për realizimin e këtij projekti, siç sqaroi kryetari i komunës, i ka siguruar Komuna, 351.000 denarë.

Lajmë u transmetua edhe në profilin zyrtar në Facebook të kryetarit të Komunës së Shtipit, Boçvarski, si dhe në ueb-faqen zyrtare në Komunën e Shtipit. Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se premtimi i Boçvarskit për qëndrim pa pagesë të fëmijëve me një prindër nëpër kopshtet e fëmijëve, është realizuar.

Burimi: Vërtetmatesi

Prindërit vetëushqyes nuk do të paguajnë më për kopshte ku i dërgojnë fëmijët e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button