fbpx

Sulm ajror ndaj kampit të refugjatëve në Idlib, 10 të vdekur

Dhjetë civilë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror të ndërmarrë ndaj kampit të refugjatëve i cili ndodhet në fshatin Has në pjesën jugore periferike të qytetit Idlib, që ndodhet brenda rajoneve për uljen e tensioneve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Punonjësi i observatorit të opozitarëve për avionët, Abu Raed, në një deklaratë për AA tha se “një avion luftarak rus i tipit SU-24 pasi është ngritur nga baza ushtarake Himejmim në Latakia ka kryer dy sulme ajrore në fshatin Has në jug të Idlibit”.

Ndërsa drejtori i mbrojtjes civile të Idlibit, Mustafa Haxh Jusuf, është shprehur: “Në orët e mbrëmjes avionë luftarakë kanë kryer sulm ajror në kampin e refugjatëve i cili ndodhet në fshatin Has në pjesën jugore periferike të qytetit Idlib. Si pasojë kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur 15 të tjerë”.

Në sulmet ajrore të ndërmarra në 10 ditët e fundit ndaj vendbanimeve civile në rajonet Idlib dhe Hama kanë humbur jetën 31 civilë dhe janë plagosur 66 të tjerë.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me një vendim më 24 shkurt, kërkoi shpalljen e armëpushimit humanitar kryesisht për civilët në Gutën Lindore dhe në të gjithë Sirinë.

Ndërkohë që kishte mbetur e paqartë se si do të fillonte armëpushimi për të cilin ishte vendosur që të vihej në zbatim “pa vonuar”. Rusia pas vendimit të KS-OKB-së me 27 shkurt shpalli se armëpushimi do të ishte i vlefshëm çdo ditë nga ora 09.00-14.00, dhe gjithashtu kishte pretenduar se regjimi do t’i përmbahej armëpushimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button