Ministria e Ekonomisë nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me ASHAM-in për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, në emër të Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për Zhvillimin e Energjisë së Qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë.

“Qëllimi i këtij Memorandumi është krijimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe dialogut efektiv institucional, duke marrë parasysh interesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në drejtim të arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me detyrimet që Republika e Maqedonisë ka ndërmarrë me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare”, njofton Ministria e Ekonomisë.

Në këtë drejtim është paraparë që dy institucionet të ndërmarrin aktivitete të përbashkëta për të analizuar zhvillimin e energjisë në vend për të implementuar sa më shumë burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke zbatuar praktikat më të fundit në botë dhe njohuritë moderne shkencore, analizë e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e energjisë dhe emisionet përkatëse dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe analizimin e mundësive për zbatimin efikas të tyre, bashkëpunime në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjive të informacionit në aspekt të rritjes ekonomike dhe zhvillimit, përfshirë qasjet për rritjen e dinamikës, ristrukturimin e ekonomisë së vendit, politikën industriale etj.

Bashkëpunimi midis dy institucioneve do të arrihet përmes përgatitjes së projekteve shkencore, takimeve dhe organizimin e ligjëratave të përbashkëta, tryezave të rrumbullakëta dhe forume për publikun shkencore dhe profesional, por edhe për palët e interesuara dhe publikun e gjerë duke përfshirë edhe OJQ-të dhe mediat, pastaj përgatitjen e raporteve, duke prezantuar rezultatet e bashkëpunimit nga takimet ndërkombëtare dhe vendore profesionale, botimin e punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe vendore, si dhe prezantimi i aktiviteteve dhe rezultatet e arritura në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button