fbpx

OSBE: Zgjedhjet në Rusi ishin transparente, por në rrethana të kontrolluara

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) vlerëson se zgjedhjet presidenciale në Rusi kaluan në mënyrë transparente, megjithatë në rrethana tërësisht të kontrolluara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhjet e lartpërmendura garuan tetë kandidatë presidencial dhe në bazë të të dhënave preliminare, Vlladimir Putin ka siguruar një mandat të ri, duke marrë tre të katërtat e votave.

Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), Michael Georg Link, ka mbajtur një konferencë për mediat në Moskë, në të cilën tha se procesi zgjedhor nga spekti teknik dhe organizativ ka kaluar me sukses.

“Bashkëpunimi ynë me zyrtarët rusë ka qenë transparent, profesional dhe i besueshëm”, tha ai.

Megjithatë tha Link, mungesa e konkurencës në garën zgjedhore është njëra nga mangësitë e tërë procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet në të cilat nuk ka konkurrencë, gjë të cilën e pamë këtu, nuk mund të llogariten zgjedhje me plot kuptimin e fjalës. Kemi regjistruar mangësi që kanë të bëjnë me përkufizimin e lirisë së fjalës”, tha kreu i ODIHR-së.

Vëzhguesit e OSBE-së kanë ndjekur votimin në 600 vendvotime në Rusi, ndërsa raporti përfundimtar pritet të publikohet pas dy muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button