fbpx

Fondacioni “Metamorfozis” nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Gostivarit

Në prani të kreut të Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, në një ceremoni rasti, Komuna e Gostivarit dhe Fondacioni “Metamorfozis”, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për “Projektin për forcimin e turizmit inovativ”.

Në emër të Komunës së Gostivarit, Memorandumin e nënshkroi kryetari Arben Taravari, ndërsa në emër të Fondacionit Metamorfozis, drejtori ekzekutiv i fondacionit Bardhyl Jashari.

Projekti synon të promovohet një sektor energjik turistik, i cili në mënyrë efikase u përshtatet nevojave të tregjeve vendore dhe ndërkombëtare dhe të kontribuojë në përshpejtimin e rritjes dhe stimulimit të hapjes së vendeve të reja të punës në zonën turistike ndërkufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, më saktësisht në rajonin e Gostivarit dhe Elbasanit.

Në përputhje me Memorandumin, Fondacioni Metamorfozis obligohet që të promovojë vlerat e të gjitha vendeve potenciale dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në rajonin e Pollogut, ndërsa Komuna e Gostivarit do të sigurojë informacione, ekspertizë dhe përvojë, si dhe do t’i nxisë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të gjitha palët e interesuara që në mënyrë aktive të kontribuojnë në realizimin e objektivave të projektit.

Kohëzgjatja e Memorandumit të Bashkëpunimit është nga data 19 mars 2018 deri më 31 mars 2020. Projekti financohet nga Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar të Bashkimit Evropian

“Metamorfozis” me projekt për zhvillimin e turizmit të Tetovës dhe Elbasanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button