fbpx

Rasti “Almiri”, Sela: Ministri i Drejtësisë dhe prokurorët të ndërmarrin masa për arrestimin e Boban Iliqit

“Jemi thellësisht të indinjuar, kur prokurori merr rolin e avokatit mborjtës dhe shndërrohet në avokat”, kështu u deklarua kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për shtyp kushtuar vendimit të djeshëm të Prokurorisë për rikualifikimine lëndës për rastin “Almiri i Vogël”, ku vrasësi i vogëlushit u lirua nga burgu dhe do të gjykohet në vend për vrasje, për aksident trafiku, raporton Portalb.mk.

“Jemi të indinjuar se shpresat për reformat u shuan. Një vrasës që ende pa dalë nga burgu hetues, kërcënoi një gazetar përsëri me vrasje, sot është i lirë”, tha Sela.

Ai bëri thirrje deri te ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji dhe prokurorët që të ndërmerren masa për t’u burgosur Boban Iliqi.

“U bëj apel të gjitha strukturave, Ministrit të Drejtësisë të ndërmarrë masa ose të japë dorëheqje. Nuk kemi nevojë për letra publike nga të ashtuquajturit prokurorë shqiptarë për të pabërat dhe pisllëqet e veta. Ata si prokurorë kanë të drejtë që t’i lëshojnë  fletarrest i cili e kërcënoi jetën e një gazetar. Në qoftë se janë prokurorë siç duhet, duhet vrasësi të jetë aty ku e ka vendin”, tha Sela.

Sela tha se nuk beson në gjyqësorin e Maqedonisë, pasi që sipas prokurori i ri Lubomir Joveski, është i njëjti sikur prokurori Marko Zvërlevski.

Maqedoni, Gjykata e Kumanovës ka bërë shkelje të ligjit gjatë rikualifikimit të rastit të Almirit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button