fbpx

Saliji: Reformat në legjislacionin vendor janë të domosdoshme

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, sot mori pjesë në hapjen e punimeve dyditore të Forumit të Pestë Rajonal për Qeverisjen e të Drejtës në Evropën Juglindore.

Ministri Saliji në fjalën e tij u shpreh se reformat në legjislacionin vendor,  organizimi i sistemit, qasja në ligjbërjen, paraqesin domosdoshmëri  reale dhe juridike.

Gjithashtu Ministri Saliji duke ju referuar edhe raporteve të  Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në Maqedoni disa herë ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, hetim joefikas të rasteve për torturë, apo trajtim çnjerëzor, foli për disa nga masat konkrete të ndërmarra nga Ministria e  Drejtësisë ku ndër të tjera u shpreh: “Kam nderin  t’ju informoj se, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, u kujdes  që ajo që ishte si ide në kuadër të  projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, të realizohet tani,  në një paketë ligjesh për përforcimin e mekanizmit të jashtëm kontrollues  të punës së  policisë dhe policisë së burgjeve. Një pjesë e paketës së ligjeve  veç më është miratuar nga ana e Kuvendit.  Sinqerisht, shpresoj se së shpejti,   mbështetje për miratim,  do të  fitojnë edhe  pjesa tjetër e ligjeve, për miratimin e të cilave është e nevojshme  dy e treta e shumicës në Kuvend”.

Në fund të fjalës së tij, ministri Saliji, u shpreh se organizime të tilla sigurisht që inkurajojnë forcat krijuese në sferën e praktikës, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive duke mundësuar kështu një kontribut të përbashkët në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button