Erdogan: Turqia të jetë gati, mund të nisë Lufta e Tretë Botërore

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore, nëse Shtetet e Bashkuara vijojnë të vendosin baza ushtarake në Siri. Kreu i Shtetit kritikoi furnizimin me armë për grupimet kurde në kufirin me Sirinë, duke kërkuar që Turqia të qëndrojë në gatishmëri për çdo zhvillim.

Vendosja e bazave ushtarake amerikane në Siri si kundërpërgjigje për Rusinë, mund të shërbejë si arsye për nisjen e Luftës së Tretë Botërore.

Ka qenë ky paralajmërimi i presidentit i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i raportuar në mediat turke.

Kreu i Shtetit vëren se aktualisht janë rreth 20 baza ushtarake amerikane në Siri dhe Turqia duhet të presë çdo zhvillim nga kjo gjë.

Erdogan kritikoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për grupimet e milicisë kurde në Siri që Turqia i konsideron si grupe terroriste.

Presidenti deklaroi se Uashingtoni ka sjellë kamionë me armë në ndihmë të këtyre grupimeve, ndërkohë që Turqia dërgon ndihma humanitare në kufirin e saj me Sirinë.

“I kam pyetur zyrtarët amerikanë përse i kanë sjellë këto armë këtu. Përse janë ngritur këto baza ushtarake? Dy gjëra më vijnë në mendje: ose Turqia, ose Irani. Ndoshta armët nuk do t’i përdorin kundër Rusisë. Kjo është shprehje e Luftës së Tretë Botërore. Ne gjithnjë flasim për të,” u shpreh Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button