fbpx

Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA thirrje Rusisë rreth agjentit Skripal

Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe SHBA, në një deklaratë të përbashkët të enjten dënuan sulmin me agjent nervor në qytetin jugor anglez Salisbury ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, i cili rezultoi me përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, u pranuan në një spital pasi u gjetën pa vetëdije në një stol më 4 mars.

“Ne, liderët e Francës, Gjermanisë, SHBA-së dhe Britanisë, shprehim neveri ndaj sulmit kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury të Britanisë më 4 mars të vitit 2018”, thuhet në deklaratë.

Deklarata thekson se sulmi gjithashtu ka dëmtuar një oficer britanik policie, i cili ishte i ekspozuar ndaj agjentit nervor, dhe se “është kërcënuar edhe jeta e shumë shtetasve të pafajshëm britanikë”.

“Ne shprehim simpati ndaj të gjithë atyre dhe admirimin tonë për policinë britanike dhe shërbimet emergjente për reagimin e tyre të guximshëm”, thuhet më tej.

Deklarata e përbashkët nga aleatët e NATO-s të Britania erdhi një ditë pasi Britania njoftoi se do të dëbojë 23 diplomatë rusë pasi konkludoi se Rusia ishte përgjegjëse për sulmin.

“Ky përdorim i një agjenti nervor ushtarak, i një lloji të zhvilluar nga Rusia, përbën përdorimin e parë ofnensiv të një agjenti nervor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në deklaratë.

Katër shtetet e kanë quajtur helmimin e ish-agjentit rus si një sulm ndaj sovranitetit të Britanisë dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në deklaratë thuhet se Britania ka ndarë me aleatët e saj vlerësimin se “ka shumë gjasa” që Rusia të ketë qenë përgjegjëse për sulmin.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, theksohet më tej në deklaratë.

Ndryshe, Skripal kishte fituar strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi agjentësh në vitin 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai po vuante 13 vjet burgim për përçim informacionesh inteligjencës britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button