“Metamorfozis” me projekt për zhvillimin e turizmit të Tetovës dhe Elbasanit

Sot në hotelin “Merkur” në Tetovë është prezantuar projekti i ri i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në fushën e zhvillimit të turizmit, njofton Portalb.mk.

Projekti për përforcimin e turizmit inovativ (STEP) do të implementohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut dhe Këshillit të Qarkut të Elbasanit

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari tha se ky projekt është një sfidë e vërtet pasi që “Metamorfozis” për herë të parë hyn në projekte të turizmit dhe është kënaqësi që ky fondacion të jep kontribut edhe në këtë sferë.

”Është hera e parë që “Metamorfozis” punon në fushën e turizmit dhe për ata që njohin punën e “Metamorfozis” e dinë që ne zakonisht punojmë me projekte që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, transparencën, të drejtat e njeriut, lirinë e mediave, por edhe përkrahjen e mediave. Është hera e parë që “Metamorfozis” hyn në fushën e turizmit  dhe kjo në shikim të parë duket si jo e natyrshme, megjithatë nëse analizohet misioni i fondacionit tonë është që të kontribuon në përforcimin e demokracisë, që të kontribuojmë në jetesën e qytetarëve të Maqedonisë nëpërmjet njohurive dhe teknologjive të informacionit, dhe atëherë vijmë deri te përfundimi se ky projekt është një kontribut në këtë drejtim dhe në përmbushjen e misionit të “Metamorfozis“, tha Jashari.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se “projekti i sotëm ka të bëj me urimin dhe bashkëpunimin në fushë që ka për qëllim ndërtimin e standardeve”.

“Ideja  jonë ka qenë që të gjejmë sa më shumë projekte që kyçin sa më shumë vendbanime malore që kanë nevojë dhe kanë standardë për të pasur mysafirë që ajo të standardizohet  sa më shumë, dhe potenciali ti jepet edhe zhvillimit ekonomikë veçanërisht të grave në këtë pjesë që mendoj së është shumë e rëndësishme”, tha Arifi.

Bukurosh Stafa, kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit tha se “Rajoni i Elbasanit ka zonë të zhvilluar turistike dhe falë këtij projekti  do të kontribuojë  në një zhvillim të qëndrueshëm edhe social, ku në rajonin e Elbasanit  gjenden  mbi 70 monumente  të natyrës dhe mbi 100 monumente kulturore“.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës për zhvillim të Regjionit Planor të Pollogut, Fatmir Saiti,  tha se “Iniciativa që e prezantojnë këtë projekt është potenciali që e ka  industria ne hapjen e vendeve të reja të punës  dhe rrjedhimisht edhe zhvillimin ekonomik në rajonet tona”

“Pasi kemi konstatuar këtë potencial ne si qendër kemi krijuar plane dhe projekte që në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme të mundësojmë zhvillim të rajonit nëpërmjet kësaj industrie“, tha Saiti.

Ndryshe, projekti do të zgjatë 27 muaj dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve turistike dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit në vend, rajon dhe më gjerë, zgjerimin dhe avancimin e qasjes strategjike të koordinuar deri te tregjet e reja specifike nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjive të reja, por edhe përshpejtimit të rritjes dhe stimulimit për hapjen e vendeve të reja të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button