Thaçi: Gjuha shqipe tani do flitet në të gjitha institucionet e larta maqedonase

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se miratimi i Ligjit i të gjuhëve në Maqedoni, është hap i rëndësishëm përpara edhe drejt së ardhmes euroatlantike.

Duke theksuar se tashmë gjuha shqipe do të flitet në institucionet më të larta shtetërore maqedonase, ai ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e miratimit të këtij ligji në Maqedoni, njofton Klan Kosova.

”Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, ku tash gjuha shqipe do të përdoret edhe nëpër institucionet më të larta shtetërore, është një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin shqiptar atje, por për tërë rajonin tonë. Është një vullnet i mirë për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar. I uroj shqiptarët dhe shtetin e Maqedonisë për këtë hap të rëndësishëm përpara edhe drejt së ardhmes euroatlantike”, thuhet në deklaratën e Presidentit Thaçi.

Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button