Durrës, 9 marinarë nga Nepali zhduken pa asnjë gjurmë

Nëntë shtetas nga Nepali që kanë mbërritur në Shqipëri për t’u imbarkuar si marinarë në një anije tregtare janë zhdukur pa gjurmë në Durrës.

Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të  huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, transmeton Gazeta Shqip.

Burime të policisë bënë të ditur se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit.

Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, që ka bërë dhe denoncimin. “Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button