fbpx

Ish kreu i antikorrupsionit Malinovski: Pa lirimin e institucioneve nuk ka zgjidhje për abuzimet

Shpresoj dhe kam dëshirë që të ketë zgjidhje edhe për funksionarët e lartë, a do të ndodh apo jo kjo, varet nga ajo se sa do të jemi të gatshëm t’i pavarsojmë institucionet, prokurorinë publike dhe gjykatën, nga të gjitha ndikimet e mundshme, para se të gjithash nga ana e politikës së lartë dhe sektorit të biznesit, thotë ish kreu i antikorrupsionit Dragan Malinovski në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

“Më brengosëse është edhe dijenia që lufta kundër korrupsionit i është besuar personave të cilët vetë sillen jo përshtatshëm për punë që iu është dhënë. Kjo në njëfarë mënyre është indikator se komisioni nuk ka qenë i dedikuar për detyrat për të cilat është formuar dhe angazhuar, por ka funksionuar për qëllime tjera. Hapi i parë që duhet të bëhet është të zgjidhen anëtar të ri, të plotësohen vendet e atyre që dhanë dorëheqje , megjithatë duhet pasur parasysh se plotësimi do të bëhet vetëm për periudhën e mandatit të tyre, mendoj se bëhet fjalë për një vit apo një vit e ca. Kjo ndoshta edhe nuk është mënyra ideale për tu angazhuar apo të pranohen në atë funksion persona të cilët me të vërtet duan të bëjnë diçka në periudhë më të gjatë. Megjithatë, plotësimet duhet të bëhen”, tha Malinovski.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button