fbpx

Filloi ndërtimi i murit mbrojtës në hyrje të fshatit Reçan

Kushtet e volitshme atmosferike, mundësuan që të fillojë ndërtimi i murit mbajtës përskaj rrugës në hyrje të fshatit Reçan, ku si pasojë e reshjeve intensive erdhi deri te rrëshqitja e tokës dhe rrezikohej që të shembej rruga dhe të dëmtonte shtëpitë rreth rrugës.

Siç njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, dje gjatë gjithë ditës, por edhe në orët e vona të natës, është punuar intensivisht në përgatitjen e terrenit, si dhe hapjen e rrugës alternative për në qytet, ndërsa sot ka filluar edhe ndërtimi i murit mbrojtës .

Pjesa e paasfaltuar e rrugës që çon prej fshatit deri në Gurëthyesen në magjistralen Gostivar-Kërçovë është zgjeruar dhe është niveluar, duke bërë të mundshëm qarkullimin e papenguar të automjeteve në dy kahe, që nënkupton se përderisa zgjasin punimet ndërtimore, do të mund të shërbejë si rrugë alternative për në qytet.

Megjithëse bëhet fjalë për një projekt realizimi i të cilit kërkon shumë punë dhe kohë, pritet që me angazhim maksimal, me punë intensive dhe me orar të zgjatur, punimet të përfundojnë Brenda katër-pesë ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button