Izraeli ndërhyn ndaj protestave palestineze në Bregun Perëndimor

Ushtarët e Izraelit kanë ndërhyrë në protestat e palestinezëve të organizuara në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot palestinezët janë mbledhur në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor për të protestuar vendimin e SHBA-së për Kudsin, Murin Ndarës si dhe njësitë e jashtëligjshme hebrenje të banimit.

Gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestën e palestinezëve në afërsi të pikës së kontrollit ushtarak në veri të Ramallahut, ndodhi përleshje mes të rinjve palestinezë dhe ushtarëve.

Derisa ushtarët izraelitë ndërhynin me plumba gome dhe gaz lotsjellës, të rinjtë palestinezë përgjigjeshin duke goditur ushtarët me gurë.

Nga ana tjetër, palestinezët organizuan protesta dhe në fshatrat Mazrah, Bel, Nalin dhe Nebi Salih të Bregut Perëndimor si dhe në veri në fshatin Keffer Kadum të qytetit Nablus.

Pas Intifadës së Dytë për Aksanë që shpërtheu në vitin 2000 në Palestinë, qeveria e Izraelit në vitin 2002 nën justifikimin e sigurisë nisi ndërtimin Murit të Aparteidit në mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit. Si pasojë e murit ndarës, afro 3 milionë palestinezë të Bregut Perëndimor nuk mund të kalojnë në Kudsin Lindor nën pushtim dhe në Izrael.

Në protestat e palestinezëve të organizuara çdo të premte kundër Murit Ndarës si dhe ndërtimin e vendbanimeve të jashtëligjshme të hebrenjve, ushtarët izraelitë pos me plumba gome dhe të vërtetë, ndërhyjnë dhe me gaz lotsjellës si dhe me ujë të ndotur nën presion.

Që më 6 dhjetor 2017, kur u publikua vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, për njohje të Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, janë organizuar protesta të ndryshme duke filluar nga Kudsi Lindor, Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button