fbpx

Netanyahu: Rishikim ose shfuqizim i marrëveshjes bërthamore me Iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se mënyra më e mirë për parandalimin e armëve bërthamore në Lindjen e Mesme është rishikimi i plotë i marrëveshjes me Iranin, ose shfuqizimi i plotë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vizitës së ekspozitës për Kudsin në Kombet e Bashkuara (OKB) në New York, Netanyahu duke folur para gazetarëve kritikoi Iranin, duke e akuzuar se përhap terrorizmin në rajon.

“E vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e teknologjisë bërthamore dhe armët bërthamore në Lindjen e Mesme është të shfuqizohet marrëveshja me Iranin ose të bëhet rishikimi i saj i plotë”, tha Netanyahu.

Ai gjithashtu akuzoi edhe Palestinën, duke pretenduar se është tërhequr nga bisedimet e paqes me Izraelin. “Ne nuk jemi tërhequr nga negociatat, por palestinezët u tërhoqën”, tha Kryeministri i Izraelit.

Netanyahu pak ditë më parë, pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, tha se Irani përbën një problem të madh për barazpeshën e forcave në rajon.

“Irani është sfida më e madhe për SHBA-të, Izraelin, por edhe për fqinjët tanë arabë në Lindjen e Mesme. Irani nuk heq dorë nga aspiratat bërthamore. Ai zbaton aktivitete agresive në çdo fushë, duke përfshirë edhe kufijtë tanë. Irani duhet të ndalet”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit, poashtu edhe në mes të shkurtit në një konferencë të sigurisë në Munih dënoi marrëveshje ndërkombëtare mbi programin bërthamor me Iranin, duke theksuar se marrëveshja e inkurajoi Teheranin që të bëhet “më agresiv në rajon”.

Më pas ai theksoi se marrëveshja në fjalë “çliroi tigrin e rrezikshëm iranian në rajon dhe më gjerë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button