Liderët e Gjirit kërkojnë ndihmën SHBA-ve për zgjidhjen e kontestit ndër-arab

Një sërë vizitash të planifikuara për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga personalitete të shquara arabe nga Gjiri, duket të kenë për qëllim ndërtimin e një baze të shëndoshë për një samit të madh SHBA-Gjiri i cili pritet të mbahet në maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas disa zyrtarëve të lartë arab, thirrja për një samit të tillë ka qëllim të zgjidh kontestin disa mujor politik në të cilin Katari është vënë përballë një blloku katër shtetesh të cilin e kryeson Arabia Saudite.

Princi saudit i Kurorës, Mohammad bin Salman pritet të udhëtojë në SHBA më 19 mars ndërsa pak më vonë pritet që SHBA-të t’i vizitojë edhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Në një prononcim për televizionin shtetëror të mërkurën, zëvendës ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Khaled al-Jarallah tha se qëllimi i këtyre vizitave është hapja e rrugës për samitin e paralajmëruar.

“Ekziston një shpresë për organizimin e një samiti në SHBA me qëllim të dhënies fund krizës në marrëdhëniet ndër-arabe”, tha ai.

Al-Jarallah tha se kriza e ka patjetër të zgjidhet në mënyrë që shtetet arabe të mund të vazhdojnë me sfidat të cilat e kanë përfshirë rajonin duke shtuar se SHBA-të janë të informuara me nismën dhe se janë të përkushtuara për të dhënë kontributin e tyre.

Këtë javë, zëvendës- asistenti i sekretarit të Shtetit, përgjegjës për çështjet e vendeve të Gjirit, Timothy Lenderking bashkë me gjeneralin e pensionuar të armatës Anthony Zinni, vizituan Kuvajtin, Katarin, Egjiptin, Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Omanin.

Turni, siç u raportua, kishte për qëllim të gjejë një zgjidhje për krizën e Gjirit dhe të hap rrugën për samitin e majit.

Kriza në rajonin e Gjirit filloi më 5 qershor të vitit të kaluar, kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke e akuzuar atë për “mbështetje të grupeve terroriste”.

Teksa Doha zyrtare i ka mohuar të gjitha akuzat, katër shtetet i kanë parashtruar Katarit një listë me 13 kërkesa, për të cilën Katari ka theksuar se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button