fbpx

Reformat e Ministrisë së Drejtësisë sipas planit 3-6-9

Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u realizua takimi i radhës mes ambasadorëve të BE-së dhe përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Maqedonisë.

Ecuria e dinamikave të paracaktuara në planit 3-6-9, ishin tema qendrore e diskutimeve të pjesëmarrësve.

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, i cili ishte panelist. në fjalën e tij ndër të tjerash theksoi se “një nga reformat kyçe që kemi punuar gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për reformën e sektorit të gjyqësorit me planin e veprimit 2017-2022,  në të cilën janë inkorporuar  masa dhe  aktivitete  për  vendosjen  e një sistemi  gjyqësor  të pavarur, të besueshëm dhe profesional në Republikën e Maqedonisë”.

“Strategjia, si një dokument gjithëpërfshirës dhe i detajuar, paraqet një udhërrëfyes për lëvizjen e reformave në sektorin е gjyqësorit. Parimet mbi të cilat bazohet strategjia janë pavarësia dhe paanshmëria, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen, vlerësimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke u bazuar në kritere objektive dhe matëse, buxhetin gjyqësor të pavarur dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e kushteve të punës së gjyqtarëve dhe nëpunësve gjyqësorë, eliminimin e mundësisë së abuzimit gjatë  shpërndarjes elektronike të lëndëve  gjyqësore”, tha Saliji.

Ai, gjithashtu shprehu vendosmërinë për të vijuar punën konform rekomandimeve të Komisionit Evropian,  Komisionit  të Venedikut  dhe GREKO-s, si dhe rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për qeverisjen e të drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button