Erdogani dhe Putini biseduan për situatën në Gutën Lindore

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në telefon kanë biseduar për aksionin humanitar në Gutën Lindore si dhe për ngjarje të tjera në Siri, njoftoi Anadolia.

Sipas burimeve diplomatike, gjatë bisedimeve është theksuar se dërgimi i ndihmës humanitare për civilët në Gutën Lindore ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ata janë dakorduar se është shumë me rëndësi të ndërpriten vuajtjet në Gutën Lindore.

Është thënë se përpjekjet e përbashkëta të Turqisë, Rusisë dhe të Iranit janë shumë të rëndësishme për zbatim të tërësishëm të armëpushimit në Gutën Lindore.

Forcat lojale të regjimit të Asadit më 19 shkurt kanë vrarë 824 civilë në Gutën Lindore. Në këtë rajon akoma ka sulme. Guta Lindore është nën kontrollin e forcave opozitare siriane, ndërsa rajoni është nën rrethimin e forcave të regjimit për gjashtë vjet me radhë. Pothuajse 400.000 civilë në Gutën Lindore janë cak i vazhdueshëm i sulmeve të forcave lojale të Asadit dhe nuk lejojnë dërgimin e ndihmës humanitare në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button