Lirohet i dyshuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj: reagojnë familja dhe Rrjeti i Grave

Naser Pajaziti u shpallë fajtor sot, por jo për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj.

Burrit nga Strellci i Deçanit i shqiptua dënim për armëmbajtje pa leje, për një afat që tashmë e ka kaluar në paraburgim, njofton Klan Kosova.

Por vendimit të gjykatës nuk i besoi fare familja e 24 vjeçares që ishte gjetur në mal e qëlluar me dy plumba në kojë.

E ndërsa rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit, duke kërkuar nga institucionet edrejtësisë të vazhdojnë hetimin në lidhje me vrasjen e Donjetës.

Në reagimin e RrGK thuhet se “sot, me datë 6 mars 2018, përmes mediave lokale Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u njohtua për lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Në deklaratat e po këtyre medieve thuhej se i akuzuari është liruar nga akuza për vrasje të rëndë ngase nuk ka prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button