Të punësuarit me Marrëveshjen e Ohrit deri në fund të muajit do të sistemohen nëpër vendet e punës

Në javët e ardhshme do to fillojë procesi i rishpërndarjes të të punësuarve me Marrëveshjen e Ohrit të cilët ishin shpërndarë në vendet e punës, e rrinin në shtëpi, paralajmëroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

“Deri në fund të këtij muaji mjaft do të  kalojmë nga kjo fazë. Bëjmë disa pilotime të rishpërndarjes që përafërsisht do të na japë fotografinë se si do të zhvillohej në të ardhmen. Jam absolutisht optimist dhe mendoj se pozitivisht do ta zgjedhim problemin”, deklaroi ministri Mançevski.

Ai shtoi se është bërë analizë për këta njerëz dhe cilat janë përvojat e tyre profesionale dhe arsimimi. Do të merren parasysh edhe nevojat e institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button