Rreth gjysmë milionë amerikanë pa energji elektrike për shkak të motit të keq

Rreth 440.000 amvisëri dhe ndërmarrje nga Virxhinia deri në Masuçusets ende janë pa energji elektrike pas stuhisë së fortë e cila javën e kaluar e kaploi Bregdetin Lindor në SHBA.

Në shtetin Nju – Jork pa ujë janë 123.000 konsumatorë, në Pensilvani 114.000 dhe 72.000 në Nju-Xhersi.

Rrymë nuk kanë edhe rreth 70.000 konsumatorë në pjesën jugore të Anglisë së Re.

Ekipet e elektrodistribuimit punojnë pa ndërprerje me qëllim që në zonat e prekura përsëri të vendoset furnizim me energji elektrike.

Mediat amerikane përkujtojnë se gjatë sulmit më të fortë të stuhisë pa rrymë kanë mbetur më shumë e dy milionë amvisëri dhe firma.

Në këtë rajon nga nesër pritet sërish mot i keq me stuhi dhe edhe me më shumë reshje të borës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button