Maqedoni, shtrenjtohen derivatet

Prej sonte në mesnatë çmimi i EUROSUPER BS – 98 dhe diselit po rritet, ndërsa EUROSUPER BS – 95 do të shitet me çmimin e vjetër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

EUROSUPER BS – 98 shtrenjtohet për gjysëm denarë dhe çmimi i ri do të jetë 67,50 denarë për litër, ndërsa diseli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për një denarë. Çmimi i ri i diselit do të arrijë 58 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 46,50 denarë për litër.

EUROSUPER BS – 95 edhe mëtej do të shitet me çmim prej 65,50 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit po rritet për 0.235 denarë për kilogram me çka çmimi i ri do të arrij 28.109 denarë për kilogram.

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës vijoji pas rritjes së çmimit të naftës në tregjet botërore në periudhën e fundit 14-të ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button