Ljajiq kundër vendosjes së kundërmasave për miellin serb në Maqedoni

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq lidhur me problemin rreth eksportit të miellit serb në Maqedoni, për RTS-në sot deklaroi se i kundërshtohet vendosjes së kundërmasave për Maqedoninë, duke thënë se kjo do të ishte më keq edhe për biznesmenët serbë, edhe për ata nga Maqedonia, transmeton MIA. 

“Eksporti nuk është i ndaluar, por me ato masa dhe barriera jashtdoganore, ai u vështirësua, ndërsa eksportuesit tanë me këtë bëhen jokonkurrentë në krahasim me të tjerët. Ne dëshirojmë kushte të barabarta, siç parashikojnë rregullat e Organizatës tregtare botërore dhe të CEFTA-s”, tha Ljajiq.

Ai shtoi se po tenton ta zgjidh këtë problem me marrëveshje dhe kompromis.

“Dëshirojmë qarkullim tërësisht të lirë të mallrave edhe në njërin edhe në tjetrin drejtim. Jemi të gatshëm t’i largojmë barrierat. Parakusht për tërë këtë është tërheqja e kësaj rregullore”, deklaroi ministri serb i Tregtisë.

Ljajiq, duke i komentuar se si tërë kjo punë do të ndikojë mbi mullistës serbë, tha se kjo e bën eksportin e tyre të papagueshëm dhe do të humbin në muaj rreth 200.000 euro, nëse kjo masë qëndron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button