fbpx

Stërvitje përfundimtare demonstruese në kuadër të trajnimit “Kodra e Diellit 2018”

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot do ta mbajë stërvitjen përfundimtare demonstruese në kuadër të trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin e malit “Kodra e Diellit 2018”.

Stërvitja, e cila filloi të premten, është organizuar në pajtim me Planin për trajnime për vitin 2018, ndërsa mbahet në vendpushimin e ELEM-it në Kodrën e Diellit, transmeton MIA.

“Qëllimi dhe tema e trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin e malit do të jenë njohja me bazat e teknikës së lëvizjes në kushtet e dimrit, taktika për shpëtim nga orteqet, për kërkim dhe shpëtim të personave të rrezikuar nga orteqet, organizim i kërkimit të ekipeve të shpëtimit me asistim të qenit dhe dronit dhe konfirmim i procedurave gjatë përdorimit të ekipeve për përgjigje të shpejtë, si dhe ndërtim i bashkëveprimit operativ midis tyre”.

Një pjesë e temave në trajnim janë edhe kontrolli i trajnimit, stërvitja dhe efikasiteti për përdorimin e pajisjes dhe mjetet e disponueshme materiale në këto kushte dhe koordinimi dhe bashkëveprimi operativ i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe strukturat tjera (ARM, MPB, Kryqi i Kuq i Maqedonisë, Shoqata e qytetarëve, popullata dhe përbërja rezervë), informojnë nga DMSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button