fbpx

Në rajonin e Gostivarit bllokohen rrugët dhe vërshohen shtëpi nga rrjedhat e ujit

 Kushtet e motit në 24 orët e fundit të përcjella me shkrirje të menjëhershme të borës dhe reshjeve të shiut, në rajonin e Gostivarit, shkaktuan probleme në disa pjesë të komunës. Rruga rajonale Gostivar-Sërbino prej mbrëmë është në ndërprerje. Në afërsi të fshatit Lakavicë, në rrugë është shembur një sasi e madhe e dheut dhe drunjve, transmeton MIA. 

Mekanizmi ndërtimor tani më po punon në pastrim dhe pritet deri në mesditë të lirohet njëra korsi dhe sipas paralajmërimeve gjatë ditës, rruga të jetë e kalueshme në të dyja korsitë.

Sipas informacioneve të Qendrës lokale për menaxhim me kriza dhe SPB Tetovë, probleme në zhvillimin e komunikacionit ka pasur edhe në rrugën lokale Çegran – Tuçevishtë, ku komunikacioni për shkak të derdhjes së ujit nga rrjedhat ujore lokale zhvillohet me vështirësi. Nën kërcënimin e vërshimeve janë edhe disa shtëpi në fshatin Forinë të cilët janë afër Vardarit.

Vardari i ardhur, mbrëmë shkaktoi edhe vërshime në dhjetë shtëpi në fshatin Valindoll dhe për shkak të rrezikut nga derdhja e ujit nga kanali për ujitje nën kërcënim janë edhe dhjetëra shtëpi në lagjen Banjeshnicë.

Niveli i Vardarit nëpër fushën e Pollogut është rritur dhe ekziston rrezik nga derdhja në fushat përreth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button