fbpx

U promovuan 609 kandidatë për nëpunës policorë

Në Qendrën për stërvitje në Idrizovë sot janë promovuar 609 kandidatë për nëpunës policorë, të cilët me sukses e kanë përfunduar stërvitjen njëvjeçare, të ndarë në tre module arsimore – komunikacion, rendi publik dhe punët kufitare.

Në promovimin e kandidatëve të rinj për nëpunës policorë morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij, Agim Nuhiu.

Spasovski në fjalimin e tij, u uroi kandidatëve të rinj për policë për suksesin e arritur gjatë stërvitjes së mundimshme, e cila përfundon me hyrjen e tyre zyrtar në sistemin e MPB-së dhe u dëshiroi sukses në karrierën e mëtejshme.

“Në fillim jeni të një sfide të re në jetë, e ajo është të bëheni pjesë e policisë së Maqedonisë. Kaluat stërvitje, ku mësuat për rregullat nëpër të cilat duhet të punoni, ligjet të cilat duhet t’i zbatoni. Besoj se kjo stërvitje për juve ishte investim në të ardhmen e juaj. Por, besoni se ky është investim edhe i MPB-së dhe i kolegëve nga Qendra për stërvitje. Qëllimi i ynë është të aftësojmë kuadro të reja të cilat do të jenë pjesë e sistemit të sigurisë së shtetit tonë”, tha ministri Spasovski.

Çdoherë që do të punoni sipas rregullave dhe parimeve të shtetit juridik, tha Spasovski, të jem aleat i juaj, në të kundërtën bëhuni gati të ballaaqoheni me drejtësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button