fbpx

FIFA vendos: VAR do të përdoret në Botëror

Futbolli botëror shënoi një ditë historike që mund të ndryshojë përgjithnjë lojën e topkëmbës: asambleja e IFAB, organi që qeveris dhe zhvillon lojën e futbollit votoi ‘pro’ përdorimit të sistemit VAR, tranmeton TCH.

Pas 2 vjetësh eksperimentimesh në të paktën 100 ndeshje, shkruhet në komunikatën e publikuar nga ky organ, operatori i ndihmës me video për abitrat është konsideruar pozitiv.

Votimi në asamble ishte pengesa e fundit për t’i lënë rrugë të lirë përdorimit të VAR në Botëror: pra Russia 2018 do të jetë Botërori që do të inaugurojë këtë risi teknologjike. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë refuzoi që sistemi VAR të përdorej në Champions League sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button