Thereza Mej e përjashtoi mundësinë për referendum të dytë për Bregzitin

Kryeministrja britanike, Thereza Mej kategorikisht e hodhi poshtë mundësinë për referendum për Bregzitin dhe tha se mossuksesi në zbatimin e vendimit nga ai i fundit do t’i dëmtojë besimit të opinionit te politikanët.

Britania e Madhe do ta braktis BE-në siç është parashikuar më 19 mars të vitit 2019, tha Mej në intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane “Velt”, si dhe në gazeta tjera evropiane.

Thereza Mej deklaroi se shumica e madhe e deputetëve britanikë pajtohen me të.

Megjithatë, hulumtimet e mendimit publik tregojnë se përkrahja publike për Bregzitin po zvogëlohet, ndërsa kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker qartë kanë bërë me dije se Britania e Madhe është e mirëserardhur, nëse dëshiron të mbetet në bllokun.

Britanikët votuan për dalje nga Unioni më 52 për qind, përkundër 48 në referendumin në qershor të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button