Pesë persona e kanë humbur jetën nga moti i keq në SHBA

Pesë persona e kanë humbur jetën në stihinë, e cila e përfshiu bregun e Oqeanit Atlantik dhe pjesën verilindore të SHBA-së. Stihia solli erëra të fuqishme me fuqi të uraganit, të reshura të shiut dhe borë, për të cilin shkak është bllokuar komunikacioni, ndërsa më shumë se 1,6 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike.

Pesë personat e kanë humbur jetën kur mbi ta kanë rënë drunj. Mes viktimave janë dy djem, një 16-vjeçar nga Virxhinia dhe 11-vjeçar nga shteti Nju-Jork, ndërsa drunjtë e rënë shkaktuan vdekjen edhe të dy burrave nga Virxhinia dhe Nju-Porti, e një grua 77-vjeçare pësoi para shtëpisë së saj në Baltimor.

бура-2.

Stihia e re, e cila quhet “Vindmagedon”, e përfshiu rajonin nga Karolina Veriore deri në Mejn.

Aviokompanitë në pjesën verilindore të SHBA-së, anuluan më shumë se 2.800 fluturime, ndërsa aeroportet në Nju-Jork pothuaj janë në bllokim të tërësishëm.

Qeveria federale në një ditë i mbylli të gjitha zyret në rajonin e Uashingtonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button