Mickoski pas takimit me Ahmetin: Nuk kemi negociuar për ligjin e gjuhëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti tha se kanë biseduar për situatën ekonomike dhe politike në Maqedoni. Ahmeti ia ka uruar Mickoskit pozitën e liderit të partisë dhe i ka dëshiruar sukses në punë, tha ai, transmeton Portalb.mk.

“I kemi prazantuar qëndrimet tona rreth situatës politike dhe ekonomike, gjithçka për çfarë mendojmë se gabimisht po bëhet. Shpresoj që të kemi ma shpesh takime që të relaksohet situata politike”, tha Mickoski.

Në lidhje me mbështetjen e reformave, ai shtoi se VMRO-DPMNE është parti e orientuar drejt integrimit në BE dhe NATO. Megjithatë, ai theksoi se VMRO-DPMNE nuk kthehet në kuvend.

“Nuk mund të marrim pjesë në punën e kuvendit edhe nga pikëpamja politike edhe matemetikore. Siç e dini 12 për qind e deputetëve e gupit tonë parlamentar janë në paraburgim. Kemi shkatërim serioz të ambientit demokratik në shtet”, shtoi ai.

Ai tha se patjetër duhet të bartet përgjegjësi për arrestimin e deputetëve, ndërsa në lidhje me ligjin e gjuhëve ai shtoi se nuk kanë biseduar në takim, por vetëm i kanë prezantuar argumetnet e tyre.

Mickoski para takimit me Ahmetin: Ai është politikan i mençur dhe me përvojë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button