fbpx

Laporta: Neymar u largua nga Barcelona për tu bashkuar më vonë me Real Madridin

Ish-presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta, ka thënë të premten se Neymar ka kaluar te Paris Saint Germain, para se të kalojë të Real Madridi.

Laporta ka thënë se PSG do ta ndjejë mungesën e sulmuesit brazilian në ndeshje ndaj Real Madridit.

“Për Neymarin ndoshta Paris Saint Germain është një hap para nënshkrimit për Real Madridin, koha do të tregojë”, u shpreh ai.

 Laporta kur ishte president i Barcelonës

“Ndihem keq për dëmtimin e tij. Është lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe ai do t’iu mungojë shumë PSG-së në luftën për ta përmbysur Real Madridin pas humbjes 3-1 në Santiago Bernabeu”.

Gjithsesi, Laporta ka theksuar se për sa sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi, luan do ta jetë e vështirë që ta fitojë dikush tjetër.

“Do të jetë e vështirë për Neymar që ta marrë atë çmim. Messi është më i miri në histori”, ka thënë Laporta.

 Festa e Messit pas golit të shënuar (Foto: Barcelona/Twitter)

Joan Laporta ka lavdëruar sezonin e deritashëm te Barcelonës.

“Unë shoh një fushatë shumë të mirë, ekipi është kandidat për çdo gjë. Ne jemi favorit për titull, luajmë në shtëpi dhe mund të shkojmë në tetë pikë diferencë”, deklaroi Laporta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button