Kohë të vështira për femrat në sport. Pas F1, nuk i do as çiklizmi

Pasi Formula 1 hoqi femrat që mbanin çadrat nëpër pista, të njëjtën rrugë po mendon të ndjekë edhe çiklizmi.
“Turi është i ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e argumentit mbi imazhin femëror. Por, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar”, tha një zëdhënës i Turit të Francës.
Por, mediat franceze kanë publikuar se pritet vetëm zyrtarizimi i pushimit nga puna të modeleve.