fbpx

Saliji i prezantoi masat reformuese të Ministrisë së Drejtësisë përpara përfaqësuesve të NATO-s dhe KE-së

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, në hapçësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup është takuar me përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së, ndihmës sekretari i përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikat e Sigurisë – PASP Alehandro Alvargonzales ,Maçej Popovski – zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian dhe Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së, Ministria e Drejtësisë njofton se Saliji, shpalosi disa nga reformat dhe iniciativat e Ministrisë së Drejtësisë për t’u kontribuar këtyre proceseve të rëndësishme për vendin dhe aspiratën e tij Euroatlantike. Fillimisht

“Ministri Saliji, falënderoi përfaqësuesit e lartë evropian për përkrahjen e tyre dhe u shpreh i gatshëm në emër të institucionit që ai drejton të plotësojnë kërkesat e BE-së për krijimin e një sistemi drejtësie sipas standardeve evropiane. Ai, gjithashtu në disa pika renditi iniciativat konkrete të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim. Ministri Saliji, gjithashtu në disa pika shkurtimisht renditi iniciativat konkrete të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim, ku ndër të tjera veçoi se një nga reformat kyçe gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për Reformën e Sektorit të Drejtësisë me Planin e Veprimit për 2017-2022, i cili përfshin masat dhe aktivitetet për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe profesional në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu është miratuar Ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për Këshillin për vërtetimin e fakteve dhe fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarit, si dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Si pika tjera të rëndësishme Saliji nënvizoi edhe projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, përgatitjen e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

“Është realizuar pjesa e parë e inspektimit të funksionimit të sistemit AKMIS përfunduar në Gjykatën Themelore Shkup 1, Gjykata e Apelit Shkup dhe Gjykata Supreme u përfundua dhe u përgatit një raport me përfundime të përcaktuara për abuzimet e mundshme. Është miratuar një ligji për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Treguesve, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Është në proces miratimi i Projektligjit për ndihmën juridike të lirë, i cili ka mundësuar dhe promovuar të drejtën e individëve për të pasur qasje në drejtësi dhe mbrojtje të drejtë gjyqësore, duke siguruar mbështetje financiare nga shteti. Njëkohësisht është miratuar Strategjia për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në gjyqësor. Ministri Saliji ndër të tjera tha se “janë në fazën përfundimtare në fushën e legjislacionit penal, ndryshimet në Kodin Penal mbulojnë disa fusha kryesore, nga të cilat më të rëndësishmet janë: krimi i urrejtjes, mosndëshkimi i viktimave, futja e një akti të ri kriminal “prishja e drejtësisë”, përcaktimi i dispozitave të reja për përcaktimin dënimet, etj.”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Gjithashtu ministri Saliji njoftoi të pranishmit se në procedurën parlamentare janë edhe ndryshimet në Ligjin mbi Procedurën Penale, të cilat rregullojnë masat e posaçme hetimore në përputhje me rekomandimet e dhëna në raportet e Pribe, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button