fbpx

PSG konfirmon: Neymar shkon në operacion

Klubi i futbollit Paris Saint-Germain, pasi këtyre ditëve pohonte se ekzistojnë gjasat që Neymari i lënduar të luajë kundër Real Madridit në ndeshjen e kthimit të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, mbrëmë vonë konfirmoi se braziliani megjithatë, doemos duhet të shkojë në operacion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Braziliani u lëndua të dielën në duelin me Olympique Marseille. Më pas mediat shpalosën se ai ka dëmtuar nyjën dhe se i ka plasaritur një kockë në këmbë, dhe se e pret ndërhyrje kirurgjikale dhe pushim prej thuajse dy muaj. Por, trajneri i PSG-së Unai Emery, mohoi këto informacione.

Një ditë më vonë babai i Neymarit, për mediat braziliane zbuloi se biri i tij nuk do të luajë kundër Realit, ku e pret pauzë prej gjashtë deri në tetë javë.

Në orët e vona të ditës së njëjtë erdhi edhe konfirmimi nga PSG-ja, që bëri të ditur se Neymar deri në fund të javës do të operohet në Brazil.

“Pas tre ditë të planifikimit të kujdesit mjekësor është marrë vendim i përbashkët i personelit mjekësor të klubit dhe reprezentuesit brazilian që të shkojë në operacion”, bënë të ditur nga PSG-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button